Anglia paralajmëron tifozët që të vaksinohen para se të udhëtojnë në Rusi

Të gjithë tifozët që do të udhëtojnë për në Rusi për kampionatin botëror 2018 duhet të kryejnë vaksinimin kundër sëmundjes së fruthit, pasi kjo sëmundje është përhapur mjaft shumë në Evropë.

Fruthi është një sëmundje që mund të jetë fatale. Vaksina e Fruthit jepet në dy doza, zakonisht në fëmijëri, shkruan GazetaBlic

Në vitin 2017, Fruthi është shpërndarë mjaft shumë në Evropë, ku edhe kishte prekur rreth 20 mijë persona, 35 prej të cilëve kishin vdekur.

Rastet ishin më të shumta në Rumani, Itali dhe Ukrainë. Rumania ishte vendi  më i goditur, pasi në këtë vend ishin raportuar 5.562 raste në vitin 2017. Fruthi mund të shpërndahet edhe më shumë gjatë udhëtimeve.

Në tre muajt e parë të vitit 2018, në Evropë janë raportuar më shumë se 18,000 raste të fruthit. Rusia ka raportuar më shumë se 600 raste, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Public Health” në Angli ka sygjeruar tifozët anglezë që të kryejnë këtë vaksinim para se të udhëtojnë për në Rusi për turneun që zgjat 30 ditë.

SHPËRNDAJE