Ankohet Gani Geci për votat e vajzës, ja çka thotë

Marigona Geci, vajza e ish-deputetit të LDK-së, Gani Geci në këto zgjedhje ka kandiduar për deputete në radhët e po të njejëtës parti.

Babai i saj, Gani Geci po prentendon se vajza e tij ka marrë mbi 15 mijë vota.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mbështet kërkesën e LDK-së për rinumërim dhe se sipas tij pas këtij procesi vajzës së tij do t’i shtohen edhe 6 mijë vota.

“Deri tani Marigona i ka mbi 15.000 por me rinumrimin e votave Marigona Gecit pritet ti shtohen përafersisht edhe 6.000 vota. E mbështes kërkesën e LDK-së për rinunumërim të votave”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE