Ankohet Haradinaj: Flet për numrin 69 dhe lidhshmërinë e tij me rritjen e rrogës

Kryeministri Ramush Haradinaj është ‘ankuar’ se paga që ka ai qëndron në vendin e 69 në Kosovë sa i përket pagave të zyrtarëve të shtetit.

Haradinaj ka thënë se në bazë të përgjegjësive të kryeministrit dhe ministrave, paga e tyre nuk mund të radhitet si e 69’ta, shkruan gazetametro.net.

‘69 zyrtarë që marrin pagë më të madhe se kryeministri. Pse është lënë kështu, duhet ta pyesim veten. Por në bazë të përgjegjësive, kryeministri e ministrat nuk mund të jenë në vendin e 69’, ka thënë Haradinaj në Kuvend.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Haradinaj ka folur edhe për opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, duke e konsideruar si të ndikuar politikisht, por sidoqoftë, ai ka thënë se janë duke pritur vendimin e gjykatës.

‘Në fakt ky vendim, se na jemi në Kosovë, nuk është i argumentuar, duke i pasur parasysh ndikimet politike’, ka shtuar Haradinaj.

Ndërkohë, ministri Bedri Hamza ka sqaruar se vendime të Qeverisë për rritjen e pagave janë marrë në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe ish-kryeministrin Isa Mustafa, i cili vije nga partia që ka thirrur interpelancën kundër rritjes.

Ndryshe, sot në Kuvend po vazhdon të diskutohet vendimi i Qeverisë për rritje të pagave, në një interpelancë të thirrur nga LDK’ja dhe VV’ja.

————————————————-

SHPËRNDAJE