Ankohet Vuçiq pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, thotë se nuk ishte e lehtë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur pas marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mirëpritur marrëveshjen e arritur sot për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dua t’i falënderohem presidentit Trump dhe të dërguarit special Grenell për interesimin e tyre për të arritur një zgjidhje për rajonin. Po ashtu, ky është një lajm i mirë për lëvizjen e lirë të mallrave”, deklaroi Vuçiq para gazetarëve.

“Nuk ka qenë e lehtë andaj jam i lumtur kur e shoh arritjen që kemi bërë sot falë jush zotëri Grenell. Mendoj se ky është një hap drejt stabilizimit të rajonit”, shtoi ai.

SHPËRNDAJE