Anulohet konkursi për kryeshef ekzekutiv të Telekomit

Është anuluar konkursi për kryeshef ekzekutiv dhe për zyrtar kryesor të Financave dhe Thesarit në Telekomin e Kosovës.

Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se konkursi është anuluar për arsye se nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs.

“Telekomi i Kosovës SHA njofton të gjithë kandidatët, të cilët kanë aplikuar për pozitat: kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar kryesor i Financave dhe Thesarit, për anulimin e konkursit, i publikuar në shtypin ditor më datën 15.05.2020, i mbyllur më datën 13.06.2020, sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të kandidatëve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me konkurs”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

SHPËRNDAJE