Anxhelina e lënduar nga ndarja e deputetit Shala, poston foto të tjera

Përveç politikës, deputetet kosovar po dalin të jenë mjaft aktiv dhe të përfolur edhe për jetën e tyre private.

Ndarja e Anxhelina Shalës nga deputeti i Nismës, Haxhi Shala po del të ketë lënduar rëndë atë.

Ajo nëpërmjet një foto të publikuar tregon se është lënduar shumë nga ndarja e deputetit Shala.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Nuk i mjaftuan veç fotot në Instagram që t’i bindë të gjithë se ishte në lidhje me deputetin kosovar.

Por, Anxhelina tani po del të jetë lënduar nga kjo lidhje dashurie që kishte më herët, shkruan gazetametro.net.

Këtë e ka bërë të ditur në Instagram nëpërmjet kësaj fotografie.

Përmes disa fotografive që kanë rrjedhur në media, pretendohet se deputeti i Nismës, Haxhi Shala, edhe pse i martuar, është në lidhje dashurie me një këngëtare e cila jeton në Gjermani.

Shala në një prononcim për Gazetën Metro e pati mohuar këtë, duke thënë se i ka parë raportimet, dhe të gjitha sipas tij janë spekulime.

I pyetur nëse e njeh këngëtaren në fjalë, ai ka thënë se ato fotografi të realizuara me të, mund të jenë bërë nëpër aktivitete politike, ngase, sipas tij, ai si politikan bën shumë foto me përkrahës të tij, edhe pse shumicën prej tyre nuk i njeh.

Edhe pse këngëtarja që ka publikuar fotot, ka të njëjtin mbiemër me deputetin Shala, ky i fundit, thotë se nuk e ka familjare.

Këngëtarja Angelina Shala, ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në Instagram ku shihet bashkë me deputetin e Nisma për Kosovën, dhe në përshkrim të fotove ka shkruar ‘Me të dashurin tim’./gazetametro.net.

SHPËRNDAJE