Anxhelina Hadërgjonaj i rikthehet muzikës pas shumë vitesh, zbulon datën e projektit

Anxhelina Hadërgjonaj prej disa kohësh ka paralajmëruar se po i rikthehet muzikës pas kaq shumë vitesh pauzë. Këngëtarja do të debutojë fuqishëm në tregun muzikor dhe fansat mezi po presin.

Anxhelia ka treguar se ka punuar për disa këngë, të realizuara bashkë me klipet, të cilat do të publikohen në momentin e duhur. “Këngët janë gati, janë regjistruar, janë bërë klipet, por kur të vijë momenti se janë këngë kështu, për dashuri, për dhimbje…”, tha

Ndërkohë, së fundmi Anxhelina ka ndarë disa imazhe nga prapaskenat e klipit të ri, duke zbuluar detaje të reja. Kënga mban titullin “Precious”, dhe do të publikohet me 11 dhjetor në të gjitha platformat digjitale.