Apostolova në Zveçan, e kënaqur me realizimin e projekteve të BE-së

Shefja e  Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, vizitoi dje komunën e Zveçanit, ku janë duke realizuar projekte të financuara nga BE-ja  që kapin vlerën e 2.85 milionë eurove.

Ajo bashkë me kryetarin e  Zveçanit Vuçin, Jankoviq përuruan sistemin e rinovuar të furnizimit me ujë , projekt ky në vlerë të 457,000 eurove, atë të  sistemit t137 kanalizimit (396,000 euro), vizitoi shkollën fillore “Vuk Karaxhiq” në rinovimin e së cilës kanë investuar 309,000 euro, dhe lokacionin e objektit të sallës së re sportive në Zveçan me vlerë 1.7 milionë euro.

“Me këto projekte BE-ja do të krijojë kushtet për vende të reja pune, arsimim më të mirë dhe përmirësimin e standardit jetësot  të banorëve të kësaj komune , tha Apostolova, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova./Veriu.info

SHPËRNDAJE