Apple lëshon iOS 13.3.1 për iPhone, rregullon plot probleme

Apple po zbaton planet për të adresuar gjurmimin e vendndodhjes në iPhone 11.

Me versionin e fundit iOS 13.3.1, të lëshuar të martën, Apple ka shtuar një opsion për çaktivizimin e gjurmimit të vendndodhjes nga çipi U1 Ultra Wideband.

iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Pro Max kanë të gjithë këtë çip i cili verifikon nëse janë në një zonë ku ka valë “Ultra Wideband” dhe opsioni adreson një shqetësim madhor të privatësisë.

Kompania thotë se kontrollet e vendndodhjes janë strike dhe bëhen vetëm në pajisje duke mos e transferuar informacionin jashtë.

Një prej problemeve më të rëndësishme të iOS 13 që aplikohet tek iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max është ai i çipit U1.

Është një mjeshtëri harduerike me të cilën iPhone duke përdorur AirDrop mund të dërgojnë të dhëna tek një iPhone 11 që gjendet pranë.

Por çipi gjurmonte vazhdimisht vendndodhjen e përdoruesit edhe kur ishte çaktivizuar.

Përmirësime janë aplikuar nga Apple edhe në aplikacionin Mail.

Një problem që është adresuar është ngarkimin e imazheve edhe kur përdoruesit ka vendosur të mos i ngarkojë.

Gjithashtu një vonesë me editimin e fotove Deep Fusion që aplikohet në iPhone e fundit është eliminuar me iOS 13.3.1.

SHPËRNDAJE