Arban Abrashi po ia njeh ditët Vetëvendosjes, i përgjigjet Haki Abazi

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi tha që Vetëvendosjes i kanë mbetur veç edhe një javë kohë.

Kjo që të bëjë nominimin e mandatarit të ri për të krijuar qeverinë.

Abrashi këtë e tha duke u thirru në afatin dyjavor derisa shtoi që nëse nuk e dorëzojnë emrin kjo mundësi do t’i shkoj LDK-së si parti e dytë.

E ndaj kësaj ka reaguar Haki Abazi që është edhe zëvendëskryeministër në detyrë i Kosovës.

Abazi tha që llogari mund të bëjnë Isa Mustafa e Hashim Thaçi mes vete por jo të vendosin mbi ligjin, shkruan gazeta inFokus.

“Isa Mustafa e Hashim Thaçi mund të bëjnë llogari me njëri-tjetrin por nuk mund të vendosen mbi ligjin dhe mbi kushtetutën, nuk mund të vendosin afate e të numërojnë ditë. T’i përmbahen ligjit dhe kushtetutës, sepse është kohë pandemie dhe na duhen sa më pak probleme të tilla”, ka thënë Abazi.

SHPËRNDAJE