Arban Abrashi shpërfillë Isa Mustafën, ja veprimi i tij

Një poster i kandidatit për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arban Abrashit, i vendosur në një ndërtesë në qendër të kryeqytetit ka vënë në pah se Dega e LDK-së në Prishtinë ka shpërfillur urdhrin e kryetarit Isa Mustafa dhe Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kishte premtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të respektojë në maksimum pronat publike.

Madje, kryetari i LDK-së kumtoi lajmin se LDK kishte hequr dorë nga posterët në zgjedhje lokale, më datë 25 shtator.

“Ky eshtë vendim i Shtabit zgjedhor dhe i kryetarëve të degëve nga takimi i sotëm në Selinë e LDK-së. Fushata do të jetë racionale, me shpenzime më të ulëta. Do të respektojmë ambientin, pronat publike dhe private”, kishte thënë Mustafa, duke dhënë përshtypjen se partia e tij do të bënte një fushatë korrekte.

Mirëpo, vetëm pesë ditë pas këtij premtimi të dhënë nga kryetari i LDK-së, se partia e tij do t’i respektonte pronat publike e private, ka ndodhur e kundërta. LDK doli partia e parë me më së shumti shkelje zgjedhore, duke u dënuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

E urdhrin e Isa Mustafës nuk e ka respektuar as ish-ministri dhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, një poster i të cilit është parë i vendosur sot në Prishtinë.

/

SHPËRNDAJE