Arban Abrashi: Zemra po më bëhet mal kur po e shoh përkrahjen me shpirtë për LDK-në (Foto)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe njëherësh kandidat i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Arban Abrashi, thotë se po i bëhet zemra mal kur po i sheh njerëzit duke e përkrahur me shpirt LDK-në.

Këto komente kandidati që mbanë numrin 77 në listën e LDK-së, i ka bërë pas vizitës së sonte në Pejë, ku shihet se është pritur mjaftë mirë, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Arban Abrashit në Facebook:

Përkrahja nuk ka të ndalur, zemra mal kur shoh se LDK-në e përkrahin me shpirtë, i madh e i vogël, burra dhe gra, të rinjë e në moshë.

Peja fton Kosovën, Kosova fton LDK-në në festën e 11 qershorit, kështu do mbushim sheshet e qytetet, drejt fitores. Urime!

SHPËRNDAJE