Arbana Xharra rrahet në mënyrë brutale, ndodhet në spital

Vetëm pak ditë pasi ajo u bë anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra ka pësuar lëndime fizike pas rrahjes që iu bë nga persona të panjohur.

Raportohet se Xharra u rrah rreth orës një pas mesnate, në një parking veturash, teksa po kthehej në banesën e saj.

Ende nuk ka detaje të tjera se kush mund të jenë dorasit e këtij sulmi fizik ndaj Xharrës, njofton Klan Kosova.

Bëhet e ditur që mjekimi i saj është duke u bërë në QKUK.

SHPËRNDAJE