Arben Gashi mundohet të nxit përçarje mes tyre: Ja çka tha Vjosa Osmani për Albin Kurtin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka treguar se si është shprehur Vjosa Osmani, në mbledhjet e LDK-së dhe në mbledhjet e grupit parlamentar të kësaj partie.

Ai ka thënë se Osmani ka pas rezervat e veta dhe se këto rezerva kanë pas të bëjnë me pandeminë.

Osmani ka shpreh rezervat e veta dhe rezervat e saj kane pas të bëjnë me pandeminë. Ka thënë po ashtu edhe në mbledhje të grupit dhe kryesisë që veprimet e Kurtit kanë qenë të pavëmendshme.

Problemet që i ka pas i ka pasur me kohën, dhe me atë se çka do te ndodhë pastaj. Normal me pas dilema e pyetje, dhe Osmani ka shpreh votën e vet në grup parlamentar dhe në seancë, po ashtu edhe Haxhi Abdyli”, ka thënë Gashi.

Ai ka folur se a është rrezik të ndahet kjo pari, pasi që, përveç Osmanit, edhe disa deputet të tjerë kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, mocion ky që ishte thirrur nga po kjo parti.

Nuk besoj, s’ka brum për mu nda, per çka. S’kem nevojë na mu nda per Albin Kurtin”, u shpreh Gashi.

SHPËRNDAJE