Arbër Zeneli ia dedikon golin gjyshit nga Mitrovica që iu nda nga jeta ditën kur ai shënoi hat-trik për Kosovën

Arbër Zeneli vazhdon me formë të lartë duke shënuar gol në fitoren 3-1 të Heerenveenit ndaj Fortuna Sittardit

Heerenveen arriti një fitore të madhe ndaj Sittardit në shtëpi me mitrovicasin Arbër Zenelin që kontribuoi me një gol në këtë takim.

Ylli i Kombëtares së Kosovës nxori një penallti në minutën e 47′ të cilën më pas e konkretizoi në gol.

Këtë gol Zeneli ia dedikoi gjyshit të tij nga Mitrovica, i cili ndërroi jetë në ditën kur ai shënoi hat-trik për Kosovën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve përballë Azerbajxhanit[4:0].

Për Zenelin ky ishte goli i tretë këtë edicion si dhe ka dhuruar shtatë asiste për bashkëlojtarët e tij.

Ndryshe, shumë klube të njohura evropiane kanë shfaqur interesim për yllin kosovar, i cili me gjasë shumë shpejt do të kalojë në një skuadër më me emër se Heerenveen. /GazetaMetro/

SHPËRNDAJE