Ardit Gjebrea tregon supermodelen që do ta shoqërojë në festivalin e “Këngës Magjike”

Moderatori Ardit Gjebrea ka zbuluar modelen super seksi që do e shoqërojë në festivalin “Kënga Magjike”.

Përmas një fotoje të publikuar në rrjete sociale me modelen Adrola Dushi me mbishkrimin: “U [email protected] na vaftë mbarë! #kengamagjike2019”,  na la të gjithve të kuptojm se krah tij moderatori dhe producenti i festivalit “Kënga Magjike,  ka zgjedhur më të bukurën.

Ish-missin do ta shikojmë për herë të parë të ngjitur në skenë si prezanuese dhe nga reagimi në rrjete sociale duket se kjo ka qenë ëndrra e saj.

“Emocionet thyejnë ligjet e modestisë.. dhe pa dashje realiteti i ngjan një ëndrre! Faleminderit!”, ka shkruar ajo.

Vitin e kaluar Arditi shoqërohej nga dy femra shumë të bukura dhe seksi Klaudia Pepa dhe Bora Zemani. Akoma për këtë vit Arditi nuk e ka bërë të ditur nëse do të ketë prezantuese në krah apo vetë Adrolën./dosja