Argjentina dhe Messi marrin lajmin e keq para ndeshjes vendimtare

Sonte është dita kur Lionel Messi duhet të tregojë se është lider dhe të udhëheqë Argjentinën drejt fitores.

Por kualifikimi nuk varet vetëm nga fitorja e mundshme e Argjentinës por edhe nga rezultati i takimit Islandë-Kroaci.

Befasisht trajneri i Kroacisë, Daliç do të lërë pushim disa nga “yjet” e skuadrës pasi skuadra e tij ka siguruar kualifikimin.

Modric, Rakitic, Brozovic dhe Mandzukic janë ulur në stol dhe në këtë mënyrë ia bëjnë më të lehtë fitoren Islandës.

Ky është një lajm shumë i keq për Argjentinën pasi në rast fitore të Islandës, Lionel Messi i thotë lamtumirë Kampionatit Botëror.

Ja formacionet e yë dy skuadrave të publikuara nga “Sportmediaset”.

SHPËRNDAJE