Arian Zeka: 61 përqind e bizneseve në Kosovë rrezikojnë të falimentojnë

Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka ngritur shqetësim për ekonominë kosovare nga goditja e pandemisë.

Ai tha se sipas një ankete 61 për qind e bizneseve janë në rrezik ekzistence.

“Është një anketë e përbashkët që e kanë kryer pesë asociacione të bizneseve: Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, Këshilli i investititorëve Europian dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe rezulton në atë që diku 61 përqind e biznevese në Kosovës bësojnë që mund të falimentojnë, pra u rrezikohet ekzistenca e tyre”.

“Diku 31 për qind e kompanive të anketuara kanë raportuar që kanë mbyllur vende të punës, që do të thotë se kanë larguar njërz nga puna. Pra, po flasim për një të tretën e kompanive të anketuara e në anën tjetër 40 për qind e tyre e kanë ndërprerë tërësisht aktivitetin e tyre gjatë këtyre ditëve”.

“Të gjeturat korrespodojnë me të dhënat e konsumit të energjisë elektrike ku rezulton se ka pasë rënie për 30 për qind te konsumatorët industrialë. Pra, për dy javë kur masat kufizuese kanë qenë në fuqi ka pasë rënie prej 30 për qind”.

Zeka në Rubikon tha se dhënia e parave të premtuara në kuadër të Pakos Emergjente do të vonojnë, së paku deri në maj.

“Vendimet e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së njerëzve kanë ndikuar në rënien e konsumit. Do të ketë vonesë në disbursimin e mjeteve të premtuara nga Ministria e Financave dhe Transfereve. Njerëzit kanë filluar të aplikojnë, por në bazë të informatave që i kemi nuk pritet disbursimi I mjeteve para muajit maj, pra nga gjysma ose në muajin maj, që do të thotë se ata që nuk kanë marrë pagë në muajin mars nuk do ta marrin edhe për një muaj nga dita e sotme dhe kjo do ta vështirësojë aspektin social. Pra, statistikat janë të zymta”.

“91 për qind e pjesëmarrëvsve të anketës kanë raportuar rënie të shitjeve, prej kësaj 45 për qind e tyre kanë raportuar rënie të shitjeve nga 75 deri në 100 për qind, e që është shumë shifër dekurajuese dhe e frikshme për një ekonomi të brishtë”.