Armand Duka: Krijimi i ekipit kombëtar të Kosovës na ka lënë me më pak alternativa

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për Supersportin, pas pyetjeve të shumta të panelit rreth situatës së fundit të krijuar në Kombëtare, dhe po ashtu ka folur edhe për Kombëtaren e Kosovës dhe ndikim e sajë te ajo e Shqipërisë.

Kosova në futboll e ka filluar shumë mirë në Ligën e Kombeve, ku ende nuk ka pësuar humbje, me barazimin në Azerbajxhan dhe fitoren në Prishtinë kundër Ishujve Faroe.

Kombëtarja kosovare është renditur në mesin e pesë vendeve që nuk kanë pësuar humbje, në ndeshjet që janë zhvilluar brenda konfederatës së vet, atë të UEFA-s. Kosova ka fituar kundër Shqipërisë, Burkina Fasos, Madagaskarit, ka barazuar me Azerbajxhanin dhe ka fituar kundër Ishujve Faroe.

Pos Kosovës, janë Spanjë, njëra prej Kombëtarëve që nuk ka pësuar humbje më 2018. Pas Spanjës është Ukraina, Rumania dhe Andorra.

“Do të kishim më shumë alternativa normal që ka ndikuar”, ka thënë Armand Duka pas pyetjes së bërë për ndikim e Kombëtares së Kosovës.

“Shumë mirë. Nuk i kam ndjekur ndeshjet, por ka marrë një fitore dhe një barazim në transfertë. Kur të kem mundësi do të shkojë në stadium, është pretendente kryesore në grupin e saj”, ka përfunduar Duka me komentimin për formën që po e kalon Kosova në ndeshjet e fundit. /Express/

SHPËRNDAJE