Armela e BB i prish mendjen ish të dashurit të Kylie Jenner, dalin mesazhet private

Me siguri të gjithë e mbani mend Armelën, bukuroshen që u bë pjesë e ‘Big Brother’ dhe që pas atij momenti sukseset për të vetëm janë shtuar. Ajo është shumë aktive në ‘Instagram’ ku ndiqet nga shumë fansa dhe shpesh publikon foto dhe video provokuese që komentohen shumë.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar disa video ku shfaqet duke kërcyer nën ritmet e këngës së fundit të Tyga dhe Dj Snake. Ajo ka bërë ‘tag’ artistët në fjalë dhe ata nuk kanë vonuar të reagojnë me disa ‘emoji’ për performancën e Armelës, duke lënë të kuptohet se ju ka pëlqyer. Foton e reagimit, e ka publikuar vetë bukuroshja, e cila është entuziazmuar shumë nga mesazhet e tyre.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Armela i është bashkuar tregut muzikor shqiptar me një këngë të sajën, e cila është pritur mirë nga publiku.

SHPËRNDAJE