Armend Zemaj e lut Blerim Devollin të mos i marrë paratë e arbitrazhit nga PTK, kjo është përgjigja e këtij të fundit!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga drejtuesi i korporatës “Z-Mobile” Blerim Devolli, që të mos marrë paratë e Gjykatës së Arbitrazhit në rastin me PTK-në, ku ishte konstatuar dëmi në vlerë prej 30 milionë eurosh.

Zemaj, i është drejtuar me lutje Devollit që ato para mos t’i marrë, duke i thënë se i takojnë qytetarëve të vendit.

“Ty nuk të takojnë ato pare. Është më shumë lutje, duke respektuar familjen dhe të kaluaren besoj që edhe ju jeni të vetëdijshëm që ato pare i takojnë qytetarëve të vendit, jo grabitësve të PTK-së”, tha Zemaj, në Komisionin Hetimor për Telekomin.

Devolli, në formë mohimi u shpreh se rasti është në proces gjyqësor dhe se do ta repsektojnë atë.

SHPËRNDAJE