Armend Zemaj flet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Rubikon në Klan Kosova ka folur mbi vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur gjatë kësaj fundjave në Klinikën infektive.

Zemaj ka thënë se me këtë çështje po merren organet e drejtësisë dhe duhet të pritet një raport përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

Zemaj ka theksuar se ka tendenca që kjo të kthehet në një luftë politike.

“Jemi në analizim të asaj situate. Kam qenë edhe sot në Klinikën Infektive, po i pres raportet, i kam ato preliminare. Nuk dua të paragjykoj, ajo ç’ka kam kerku sot është ti lemë ta bejnë punën e tyre profesionistët shëndetësor. Askush nuk është imun nëse ka patur lëshime por t’ja leme këtë çështje organeve të drejtësisë. Nuk do të doja që kjo të kthehej në luftë politike, asht tentuar të shfrytësohej ajo ditë, unë besoj në punën profesionale të Prokurorisë së shtetit dhe do të pres raportin përfundimtar. Pres që kjo ngjarje që sqarohet dhe kjo është një e drejtë e familjarëve të viktimave” tha Zemaj

SHPËRNDAJE