Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së, reagojnë degët e OVL UÇK të Dukagjinit

Degët e Dukagjinit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së reaguan pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina nga autoritetet e Maqedonisë Veriore.

OVL e UÇK-së deklaron se janë të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin shqiptar.

“Ndalimi i luftëtarit të lirisë Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në urdhërarrest të Serbisë është i papranueshëm. Ky precedent i krijuar edhe më herët në shtetet tjera, më së paku është dashur të ndodhë në një nga shtetet që aspiron drejt integrimeve euroatlantike. Jemi të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin tonë”, thuhet në deklaratën.

Degët e Dukagjinit të OVL UÇK-së kërkojnë menjëherë lirimin e Tomorit, duke apeluar që të mos përsëriten më akte të tilla.

“Ne i respektojmë institucionet e Maqedonisë Veriore dhe të arriturat e tyre në rrugën euroatlantike, si dhe bashkëpunimin e saj me Republikën e Kosovës, por vendimet e Millosheviqit nuk duhet të zbatohen nga një shtet i civilizuar”, përfundon deklarata.

SHPËRNDAJE