Arrestimi i Salih Mustafës, kështu e vlerëson kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avduallah Hoti ka komentuar arrestimin e parë të bërë sot në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit ka kërkuar nga të gjitha të përfshirët në këtë procese që t’i përgjgjen pozitivisht.

“Duhet të tregojmë maturinë si shtet. Dhomat e Spicalizuyara janë pjesë e drejtësisë së Kosovës dhe dueht t’i respektojmë. është tregu edhe më herët maturiteti në këto prcoese. Shpresoj se të gjithë ata janë të përfshirë t’i përgjigjen këtyre thirrjeve. Ta lëmë punën e drejtësisë në mënyrë të pavarur”, ka thënë Hoti në Kanal10.

Sali Mustafa, i njohur si “Cali”, është personi i parë i arrestuar në Kosovë nga Dhomat e Specializuara.

Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave./GazetaBlic

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE