Arrestohen dy persona nën dyshimin për vjedhje në pompa të benzinës – Një arrin t’i ikë Policisë

Policia e Kosovës ka ndërmarrë sot një aksion për arrestimin e dy personave, si të dyshuar për vjedhje të rëndë në disa lokacione të vendit.

Aksioni i Njësisë Speciale, i nisur në orën 05:00 të mëngjesit të sotëm, rezultoi me kapjen e dy të dyshuarve, teksa numri i policëve në aksion ishte shumë i madh.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një bisedë për Gazeta Blic, ka thënë se kapja e dy personave në territorin e Prishtinës, u bë nën dyshimin se të njëjtit kishin kryer vjedhje të rëndë në disa pompa të derivateve në Kosovë, kurse një tjetër i dyshuar ka arritur që t’i ikë aksionit policor.

“Njësitet policore të stacionit qendra në Prishtinë, sot rreth orës 05:00, kanë realizuar një aksion policor, me ç’ rast janë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar, për të cilët dyshohet me bazë të jenë të përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhur po të njëjtën ditë rreth orës 02:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Rasti ka ndodhur, në një pompë derivatesh , ku tre personat e dyshuar, kishin arrit që nga rezervuari të marrin disa litra naftë”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti për Gazeta Blic.

Ahmeti ka dhënë detaje tjera nga aksioni, duke bërë të ditur se dy të arrestuarit kishin tentuar që t’i iknin kapjes së Policisë. Por, që ata nuk kishin mundur ta bëjnë një gjë të tillë.

Zëdhënsja Ahmeti tregon se një tjetër i dyshuar i cili gjendej në vendngjarje gjatë aksionit policor, ka arritur që të ikë, teksa thotë se Policia ende është në kërkim të tij.

Dy të arrestuarve me urdhër të Prokurorit të lëndës u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, teksa në vendngjarje policia ka sekuestruktuar një makinë të llojit ‘Golf 2’.

Të arrestuarit janë A.P. 25 vjeçar dhe K.S. 61 vjeçar.

SHPËRNDAJE