Policia e Kosovës, falë aftësive dhe shkathtësive të saja, ka arritur ta arrestoj personin e dytë të përfshirë në rastin e hajnisë në qytezën e Shtimes. Mësohet se i arrestuari është A.Mulliqi.
Pak kohë pas kësaj Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj edhe personin e tretë të përfshirë në rastin e grabitjes në një shtëpi private në Shtime.
Bëhet fjalë për A.Tahirajn. Ai u kap nga organet e sigurisë në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Kujtojmë se mbrëmë është arrestuar edhe një person i cili ishte i përfshirë në këtë grabitje. Bëhet fjalë për A.T me prejardhje nga Peja.
Kujtojmë se në këtë grabitje mbeti i vrarë Fehmi Gashi, i cili është djali i Bajram Gashit, zyrtar policor i cili punon në stacionin policor në Graçanicë.
Në këtë situatë ka mbetur i plagosur pronari i shtëpisë A.Ndrecaj dhe N.Ndrecaj, ndaj tyre është caktuar paraburgimi prej një muaji kohëzgjatje.
Grabitësit kishin vjedhur 24 mijë franga./Indeksonline