Arrestohen në Kosovë 8 vajza, policët mbesin pa fjalë pas asaj që gjejnë në lokal

Tetë vajza nga Shqipëria janë arrestuar në Kosovë pasi akuzohen se punonin si prostituta në një lokal nate. Ato janë prangosur natën e kaluar gjatë një kontrolli policor në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Shqiptaret, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, së bashku me tre serbe thuhet se argëtonin klientët e lokalit jo vetëm me shfaqje si balerina por edhe duke u ofruar marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Gjatë operacionit të policisë janë arrestuar gjithashtu edhe 40 klientë të cilët u gjetën të pranishëm në atë kohë brenda lokalit.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Gjithashtu policia ka arritur që të gjejë edhe 2 pistoleta, tri shufra metali, një boks metali, dy thika dhe një sprej.

Kati i sipërm i lokalit është zbuluar se ishte kazino që operonte pa leje pune.

Në njoftimin e policisë thuhet:

”Gjatë kontrollit policor janë takuar gjithsej njëmbëdhjetë shtetase femra, nga të cilat: tri nga Republika e e Serbisë dhe tetë nga Republika e Shqipërisë, të cilat janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, me qëllim të vërtetimit të identitetit të tyre si dhe deri në kompletimin e procedurave të tjera të depërtimit të tyre nga territori i Republikës së Kosovës.

Janë kontrolluar dhe legjitimuar rreth dyzet persona (klient) të pranishëm tek të cilët janë gjetur: 2 revole, tri shufra metali, një boks metali, dy thika dhe një sprej.

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar edhe pjesët përcjellëse të këtij objekti, edhe në katet e tjera, ku në katin e dytë është identifikuar një kazino që operon pa leje pune.”

SHPËRNDAJE