Arrestohet burri në Arabinë Saudite vetëm pse hëngri mëngjes me kolegen

Autoritetet saudite e kanë arrestuar një punëtor hoteli nga Egjipti shkaku i një videoje që e kanë cilësuar si ‘fyese’ duke ngrënë mëngjes me kolegen e tij grua.

Pamjet që ishin filmuar nga burri në fjalë i tregonin dy kolegët në një tavolinë duke bërë shaka së bashku.

Videoja është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në mediet sociale dhe ka shkaktuar tërbim. Pika që shkaktoi më së shumti zemërim është në tridhjetë sekondat e fundit ku gruaja duket derisa e ushqen burrin.

“Ministria e punës e ka arrestuar emigrantin në Jeddah pasi ai shihej në një video fyese,” ka thënë ministri.

SHPËRNDAJE