Arrestohet i riu shqiptar që dyshohet se kishte therur me thikë një të ri serb në Prelluzhë

Policia ka arritur që të identifikoj dhe arrestoj një person i cili dyshohet se një ditë më parë pas një zënke para një kafiterie në fshatin Prelluzhë,  ka therur me thikë në të ri serb, raporton Gazeta Online Veriu.info. Nga burime të saja, gazeta merr vesh se dy të rinjtë janë fqinjë dhe i arrestuari është nga fshati Stanoc, afër Prelluzhës.

‘Sot rreth orës 05:10 të mëngjesit, Policia ka marrë informacionin se në spitalin e Mitrovicës në Veri ka kërkuar tretman mjekësor një person i lënduar, ku Policia menjëherë ka kontaktuar viktimën N. D. 23 vjeçar dhe janë informuar se personi në fjalë, sot rreth orës 03:30 në fshatin Prelluzhë-Vushtrri, para një kafiterie është sulmuar nga një person i panjohur, bënë të ditur policia.

Në kuadër të veprimeve të saj Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Si rezultat i kësaj, Policia ka arritur të identifikojë dy persona të dyshuar V. S., 23 vjeçar dhe P. S., dhe të arrestojë të dyshuarit e parë V. S., 23 vjeçar, i cili është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe me urdhër të prokurorit të Shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor, kurse i dyshuari i dytë është në kërkim të Policisë. Ndaj personave të dyshuar është iniciuar rasti ‘vrasje në tentativë’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për këtë ngjarje. /Veriu.info/

 

 

 

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE