Arrestohet mashtruesi që u premtonte kosovarëve viza të punës në Gjermani

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma të konsiderueshme të parave për rregullimin e dokumentacionit për punësim në  Gjermani.

Si viktima janë identifikuar dy meshkuj dhe dy femra Kosovare/Shqiptare.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa Policia e Kosovës është duke u marrë ende me rastin.