Arrestohet në Fushë Kosovë çifti që kreu pesë vjedhje të rënda

Një çift është arrestuar gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë, të njëjtit dyshohet se kanë kryer pesë vjedhje të rënda, tri nga to ishin thyerje të lokaleve kurse dy të tjera vjedhje të veturave.

Sipas burimeve njëra nga veturat është gjetur në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë kurse vetura tjetër në fshatin Mramor.

Po ashtu të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, deri në një vendim tjetër të organeve të rendit.

SHPËRNDAJE