Arrestohet personi i cili hodhi votë në shitje në faqen ‘Merr Jep’

Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili kishte postuar në faqen e njohur kosovare ‘Merrjep’ votën e tij, ku thoshte se do ta sheste.

Nga Policia kanë treguar se kanë arrestuar personin i cili kishte publikuar votën e tij në webfaqe, këta ata e kanë cilësuar si ‘Dhënie pao marrje e ryshfetit në lidhje me votimin’.

“Lidhur me rastin me datën 29.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një web faqe ka postuar shitjen e votës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se vota në fakt është ndër gjërat që duhet të ruhet e t’i jepet atij që e meriton dhe i beson secili qytetar, por në Kosovë tashmë janë përhapur shumë dukuri negative rreth tyre, duke u fotografaur, mbushur fletëvotimet nga një person, dhe më e keqja ndoshta duke u shitur online.

Dhënia e votes është kthyer edhe në biznes dhe po diskutohet edhe në faqen online ‘Merr Jep’ me çmime të ndryshme. Faqe kjo e cila shet dhe merr produkte të ndryshme në mbarë Kosovën.

Përveç votave individuale, disa prej tyre kanë vendosur edhe numrat e kontaktit për partitë dhe kandidatët e interesuar, duke njoftuar se mund ta blejnë edhe votën e gjithë familjes me një çmim të volitshëm.

Po ashtu kujtojmë që vota po keqpërdoret me të madhe te ne. /gazetametro

./gazetametro.net