Arrestohet personi që e sulmoi dje në Lipjan, gruan që në media u raportua si grabitëse

Policia e Kosovës ka arrestuar një 17 vjeçar sot në Lipjan, i cili dyshohet se e ka sulmuar një grua, për të cilën në media gabimisht u raportua se bënë grabitje të fëmijëve.

Pas intervistimit në stacion policor, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kështu ka njoftuar Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

“Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet dhe shoqërohet në stacion policor personi i cili dyshohet se e sulmoj viktimën femër në Lipjan
Prishtinë, 30 maj 2019

Si rezultat i hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet dhe njëherit të shoqërohet në stacion policor, personi i dyshuar mashkull/kosovar, viti i lindjes (2002) i cili ka qenë i përfshirë në këtë rast.

Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt, përderisa Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj policore me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla krijimit të lirisë së lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët pa dallime..

SHPËRNDAJE