Arrestohet personi që rrëmbeu ish-gruan e tij në këtë qytezë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar Behar Shalën, personin e dyshuar për kryerjen e rrëmbimit të ish-gruas së tij pak ditë më parë në fshatin Drejë të Istogut.

Bashkë me të dyshuarin Shala ishte edhe gruaja e rrëmbyer në shtëpinë e saj.

Nga i dyshuari është konfiskuar vetura, një revole, dy karikatorë, 29 fishekë, një thikë dhe një maskë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shala dyshohet se në prezencë të babait të ish-gruas, ka kryer rrëmbimin e saj në bashkëpunim me një person tjetër.