Arsyetimi i kryeministrit për 53 milionët që iu dhanë Bechtel Enka’s

Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj ka arsyetuar të premten 53 milionë eurot shtesë që ia ka dhënë kompanisë “Bechtel & Enka”, e cila është duke e ndërtuar autostradën nga Prishtina deri në Han të Elezit, përkatësisht në pikën e kalimit të kufirit me Maqedoninë. Dhe, po këtë ditë, kompania përfituese e ka falënderuar Ekzekutivin për aprovimin e gjithë këtyre milionave, shkruan sot Koha Ditore.

Qeveria e mandatit të shkuar që drejtohej nga Isa Mustafa, në shtator të 2016-s kishte rënë dakord me përfaqësuesit e kompanisë për zgjatjen e punimeve në këtë autostradë, për një kosto prej 14.8 milionë eurosh. Kjo aneks-kontratë ishte miratuar nga Komiteti Drejtues Ndërministrorë më 30 shtator të atij viti dhe i ishte dërguar për miratim Qeverisë. Zbatimi i marrëveshjes kishte ngecur dhe Qeveria Mustafa nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për obligimin financiar që buronin nga ajo.

Kryeministri i tashëm, Ramush Haradinaj, ka përmendur pikërisht vonesat, si arsye pse janë dhënë kaq shumë mjete për kompaninë.

“Nuk kemi pasur qare pa ia pagu paret, sepse i kemi gjetë pa pagu 14 milionë që Qeveria e kaluar i ka lënë qaty. Dhe nga ky borxh është krijuar 53 milionëshi”, ka thënë Haradinaj të premten në Kuvend.

SHPËRNDAJE