Arta Haxhaj: Është koha e liderëve dhe njerëzve të dijes

Koalicioni i shpresës mori mbështetje edhe në fshatin Druar. Me këtë rast kandidatja për deputete nga radhët e AKR-së, znj. Arta Haxhaj shpalosi pikat e programit të saj qeverisës ku ndër të tjera theksoi se zhvillimi ekonomik është fokusi i kryesor i programit të saj qeverisës.

“Programi ynë qeverisës është i vetmi i tillë që nuk ka pasur ma herët në Kosovë. Ne kemi paraparë mbështetje në çdo sektor, dhënie të shumë grandeve dhe platforma agroekonomike për fermer, ku me këtë edhe fuqizohet sistemi ekonomik i vendit. Tani ështe koha e njerëzve të dijes dhe liderëve me emer”,-tha Arta Haxhaj.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kandidati për deputet nga LDK, z. Hysni Gërguri.

SHPËRNDAJE