Arta Nitaj bënë hajgare me policinë, i kthen gjobat në ‘raketa’

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është gjithmonë shumë e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Teksa publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria, të mërkurën, ajo vendosi të ndajë me ndjekësit një ngjarje të pakëndëshme që i kishte ndodhur gjatë ditës.

Ajo është dënuar me gjobë nga Policia e Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullave të trafikut rrugor.

Në një imazh të publikuar në InstaStory, Nitaj ka shfaqur gjobën e saj të policisë, të cilën e ka mbështjellë duke e shndërruar në një “raketë” prej letre.

Me këtë ajo sikur ka dashur të ironizojë me inatin e saj për shqiptimin e kësaj gjobe nga organet e rendit.

Arta përndryshe është në përgatitje të një emisioni të ri, që do të nisë së shpejti në RTV Dukagjini.

Ajo vazhdon të mbetet ndër femrat më mediatike në showbizin shqiptar.