“As Ramushi President, e as unë kryetar partie”

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ka reaguar në lidhje me raportimet që po bëhen sa i përket zgjedhjeve në këtë subjekt politik.

Ai ka bërë me dije se reformat që po bëhen në parti janë në proces normal dhe që do të përfundojnë brenda afateve.

“Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Disa shkrime në portale kanë informuar gabimisht për zgjedhjet dhe reformat statutare në AAK. Reformat kanë filluar menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme dhe janë proces normal që do të përfundojë brenda afeteve të parapara.

Nuk ka agjenda të fshehta e as konspiracione. Procesi është i hapur, transparent e demokratik. Është e çuditshme si bëhet lajm një proces disa muaj më pas.

Nëse dikush mendon që përmes këtyre lajmeve të fus përçarje, krijojë diversion nga dështimet e veta, e ka shumë gabim.
DH

SHPËRNDAJE