Asambleisti i PDK-së i drejtohet Vjosa Osmanit: Nuk e di se si nuk i vie turp që asnjëherë të mos përmend dëshmorët

Rivaliteti mes partive politike tashmë ka kohë që ka filluar në prag të zgjedhjeve të parakohshme, shkruan gazeta online veriu.info

Për fjalorin e përdorur në takime me qytetarë është kritikuar ashpër kandidatje e LDK-së, Vjosa Osmani, nga asambleisti i PDK-së në Skenderaj, Ilir Ejupi.

Ejupi e ka kritikuar rëndë Osmanin se si asnjëherë nuk përmend dëshmorët që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por vetëm përdor frazën “Ne e fituam lirinë me mençuri dhe me miqtë tanë”.

Ejupi konsideron se liria u fitua me gjakun e dëshmorëve, grave, pleqve dhe fëmijëve, duke mos harruar asnjëherë kontributin e shteteve mike.

“Ata të cilët e harrojnë historinë e lavdishme të popullit të vet, nuk e meritojnë besimin e qytetarëve” – ka shkruar Ejupi.

Statusi i plotë i tij në rrjetin social Facebook:

Kudo që Vjosa Osmani po mban takime me qytetarët, gjatë fjalimeve ajo vazhdimisht thotë:
“Ne e fituam lirinë me menquri dhe me miqtë tanë” .

Nuk e di se si nuk i vie turp që asnjëherë të mos përmend deshmoret, gratë, pleqtë e fëmijet të cilët e dhanë jetën per lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Si nuk i vie turp që nuk e përmend asnjëherë luftën e drejtë dhe të pastër të djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës !?

Liria u fitua me gjakun e deshmorëve, grave, pleqve, fëmijeve dhe me luften e drejtë të djemve dhe vajzave të Ushtrise Çlirimtare të Kosovës, duke mos harruar asnjëherë kontributin e shteteve mike.

Ata të cilët e harrojnë historinë e lavdishme të popullit të vet, nuk e meritojnë besimin e qytetarëve.

SHPËRNDAJE