Asambleistja nga Mitrovica publikon dëshmi se si “Viva Fresh Store” shet virshlle të prishura

Skandalet me produkte të prishura në marketet e Kosovës nuk kanë të ndalur, pasi që çdo ditë konsumatorët publikojnë dëshmi nga më të ndryshmet.

Një rast të tillë e ka raportuar sot edhe asambleistja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Valbone Sadiku, e cila ka treguar se virshllet e blera ne “Viva Fresh Store” në Shupkovc të Mitrovicës i kanë dalë të mykura, raporton Veriu.info

Ja postimi i plotë i Valbone Sadikut:

Tmerrrr !

Morre veq një gjë nuk po e kuptoj a ka kush more qe i kontrollon këto produkte.
Shih ne foto VISHLLE te mykyra

Deri kur me pagu e me rreziku shëndetin e fëmijeve tanë.

Zgjohuni o njerz , o inspektora se sot une isha viktim , jo sot po shumë herë po me të vërtet është e turpshme.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE