Askush nuk e dinte, Ronela qenka kushërirë me këngëtaren e njohur

“Bota është e vogël” është një thënje që shpeshherë ka shumë kuptim.

E kjo vlenë edhe kur kuptojmë që disa artistë janë mes vete edhe familjarë, shkruan lajmi.net. Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë të ditur se është kushërirë me këngëtaren Evi Reçi dhe këtë gjë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram. Evi Reçi është konkurrente në edicionin e sivjetmë të festivalit ‘Kënga Magjike’, në të cilin prezantohet me këngën “Dorëzohu”, kurse në mesin e artistëve që kanë shprehur përkrahje për të është edhe Ronela. Ajo postoi këngën e Evit në llogarinë e saj në Instagram dhe shkroi “Suksese kusho! Nje yllke! Dorezohu…. @evireci ”.