Askush nuk e priste, Loredana e jep lajmin e gëzueshëm për dashamirët e saj

Nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e estradës por qysh me projektin e parë ka bërë bujë kudo në shqiptari.

Fjala është për bukuroshen, Loredana Zefi e cila qysh pas largimi të të dashurit të saj Gramoz Aliut nga “On Records” ka nisur të tregoi talentin që ka në këndim.

Me vetëm dy video të publikuara, ajo ka grumbulluar mbi 56 milionë shikime në kanalin e saj zyrtar në YouTube gjë që pak kush nga artistet e reja do t’mund ta bënte.

E këtë të shtune, siç zakonisht bënë, ajo ka publikuar një pjesë të shkurtër të këngës së re. E veshur me një këmishë, ngjyra e të cilës nuk dihet shkaku se video është publikuar në versionin bardh e zi, Zefi u pa tejet e ngazëllyer që t’u tregonte dashamirëve të saj se i ka “milionat”.

“Ich habe million, million dollars smile” – dëgjohet ajo duke kënduar, e që me shumë gjasë është pjesë nga refreni i këngës së re.

Loredana e cila njihet si një këngëtare që nuk këndon as një fjalë të vetme në shqip, duket se as kësaj here nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Për më shumë se 1 orë, sa ka që e ka bërë publike këtë video të shkurtër, ajo ka arritur të marrë mbi 260-mijë shikime në “Instagram”.

Shumica e komenteve duket të jenë pozitive, e nuk mungojnë aspak komentet në gjuhën gjermane, atje ku këngëtarja po mundohet të depërtoi në tregun muzikorë.

© Loredana Zefi [instagram]

Me thurje në fund, ajo ka shkruar në gjermanisht “#immernocheingeheimniss” që në shqip do të thotë “Ende sekret”.

Ajo që vlen të theksohet është se këngëtarja vazhdon të përdorë goxha shumë “AutoTune” në këngët e saj, e kjo vërehet qysh nga fillimi i këngës. / © GazetaBlic /