‘Askush nuk mund të më detyrojë të kem konflikte me kosovarët’

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, ka dhënë detaje rreth sulmit që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme. Ai, para mediave ka pohuar se askush nuk mund ta detyrojë që të ketë probleme me kosovarët, shkruan Gazeta Blic.

“Nuk ka njeri që mund të më detyrojë që të kemi konflikte me fqinjët e mi, dhe të bëjmë luftë sepse një konflikt i tillë ka lënë shumë njerëz pa kulm mbi kokë, dhe janë bërë shumë viktima”, tha Petroviq, raporton Gazeta Blic.

Ai bëri me dije se sa të jetë partia e tij, ai do të punojë për të mirën e serbëve në Kosovë.

“Dua të jap një porosi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe se Partia Liberale Serbe e pavarur do të punojë për të mirën e qytetarëve. Do t’i mbrojë interesat e komunitetit serb, që ata të kenë një jetë më të mirë dhe që askush nuk mund të na frikësojë. Ne jemi të rrezikuar nga ata që do të duhet të na mbronin”, tha ai.

Në fund, Petroviq tha që të gjithë qytetarët duhet të jetojnë së bashku në Kosovë, dhe që duhet bërë pjesë e Bashkimit Evropian.