Asnjë i arrestuar edhe pas katër muajve nga vrasja e Ermal Kamberajt (VIDEO)

Po bëhen gati katër muaj që prej kur u vra Ermal Kamberaj

E mos kapja e dorasit që i mori jetën 24 vjeçarit e ka mllefosur familjarin e viktimës.

Vëllai i tij Shpëtimi, po thotë se ka humbur shpresat se drejtësia do të vihet ndonjëherë në vend, njofton Klan Kosova.

Ky i fundit po akuzon policinë se nuk kanë bërë sa duhet për ta zbardhur këtë rast.

Por, me këtë konstatim nuk po pajtohen hetuesit policor që po merren me rastin.

SHPËRNDAJE