Assad ironizon me Sulmin ndaj Sirisë, ‘shkon në zyrë si çdo ditë’ (PAMJE)

Gazetari i The Guardian në Lindjen e Mesme, Kareem Shaheen ka përcjellë një deklaratë të lëshuar nga komanda ushtarake e Sirisë.

 

Në deklaratën që u dha nga media shtetërore siriane thuhet se “agresioni tripalësh” filloi në orën 3:55 të mëngjesit me orën e Damaskut me 110 raketa të qëlluara në objektiva brenda Sirisë.

Në të thuhej se mbrojtja ajrore siriane u përgjigj dhe e rrëzoi pjesën më të madhe të raketave por disa prej tyre arritën të godisnin një qendër kërkimore në Barzeh e cila thuhej se përmbante laboratorë dhe një qendër mësimi, por që SHBA pretendonte se ishte një objekt kërkimor për armët kimike.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Deklarata thoshte gjithashtu se raketa të tjera kishin vënë në shënjestër një instalim ushtarak pranë Homsit dhe shpërthyen duke plagosur tre civilë.

Deklarata thoshte se ushtria siriane do të vazhdonte luftën kundër “terrorizmit”.

 

SHPËRNDAJE