Aty ku në prill u aksidentuan dy policë të Kaçanikut, sonte bie një tjetër veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Hani-Elezit-Kaçanik.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.

“Ka ndodhur një aksident. Vetura e tipit Mercedes ka qenë duke ardhur nga Hani Elezit për në Kaçanik me këtë rast ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga meqë rast tre persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë për Indeksonline, zëdhënësi i policisë, Agim Gashi.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur ekipi policor dhe ai i Emergjencës meqë rast të lënduarit janë shoqëruar për në Qendrën Spitalore në Kaçanik.

Sipas burimeve të Indeksonline aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku në prill të këtij viti humbën jetën dy policë, Malsor Dashi dhe Armend Trena./Indeksonline/

Image result for Aty ku në prill u aksidentuan dy policë të Kaçanikut, sonte bie një tjetër veturë

SHPËRNDAJE