‘Aurora Group’ ndihmon 100 familje në nevojë në Mitrovicë në natën e Bajramit (Foto)

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kompania lidere në fushën e ndërtimit dhe komplekseve banesore ‘Aurora Group’ në Mitrovicë, për nder të festës së Bajramit ka vendosur që t’iu dalë në ndihmë familjeve në nevojë.

Drejtori i ‘Aurora Group’, Valdet Fejzullahu, në një prononcim për Veriu.info se në aksionin e sotëm humanitar i kanë ndihmuar 100 familje me pako ushqimore, që edhe këto familje ta presin me gëzim këtë festë.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kjo nuk është hera e pare që kjo kompani organizon aksione të tilla humanitare, pasi që edhe në vitet e kaluara ka qenë aktive, duke ndihmuar familjet skamnore në mënyra të ndryshme.

Kjo kompani që merret me ndërtimin e komplekseve banore, familjet në nevojë deri më tash i ka ndihmuar duke ua ndërtuar shtëpitë, me mjete financiare, pako ushqime e forma të tjera./Veriu.info

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE