Automjet godet për vdekje 15 vjeçaren në rrugën Mitrovicë-Skenderaj

Policia e Kosovës bën të ditur se sot rreth orës 10:44 ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet në Tërnavc të Skenderajt, shkruan Veriu.info.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Tërnavc, ku të përfshirë në aksident ka qenë një automjet i udhëtarëve dhe dy këmbësorë.

Si pasojë  e aksidentit, pas lëndimeve të marra këmbësorja e moshës 15 vjeçare, gjinia (F) ka ndërruar jetë, kurse lëndime të lehta ka pësuar edhe këmbësorja tjetër e moshës 15 vjeçare gjinia(F). Në vendngjarje përveç njësisë se hetimeve të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor ka qenë edhe Prokurori i Shtetit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Veriu.info.

Veriu.info mëson se nxënësja tashmë e ndjerë është Qendresa Syla, përderisa nxënësja tjetër e lënduar është motra e saj.

Bëhet e ditur se të dyshuarit që ka shkaktuar aksidentin, (F.L., 36 vjeçar), nga Prokurori i Shtetit është caktuar masa e ndalimit policor./Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE