Avancojnë kosovarët: Fshehin drogën në klimën e autobusit, por zihen keq nga Polica

Në pikë kalimin kufitar në Merdare janë konfiskuar 11 kilogramë drogë e tipi marihuanë nga Policia dhe Dogana e Kosovës.


Një linjë e autobusit e cila vinte nga Prishtina dhe destinacion kishte një nga vendet e Evropës, ka fshehur në klimën që ishte brenda autobusit, një sasi të substancave narkotike e cila dyshohet të jetë marihuanë me peshë 11 kg e 65 gram.

Rastin e ka zbuluar Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganë e Kosovës të cilët tani po merren me rastin.

Njoftimi i plotë nga Dogana:

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës konfiskon mbi 11 kg substancë të dyshuar narkotike në Merdare.

Me datë 28.04.2019 rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e antidrogës ka pranuar një informatë nga njësia mobile e Doganës se Kosovës, të cilët në Pikë kalimin kufitar në Merdar kishin ndaluar një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër europian.

Gjate kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valigjeve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri qanta ku në to kishte 2 zmadhues zëri dhe një klimë për ftohëje, ku në brendësi të tyre janë gjetur (11) njëmbëdhjetë paketime me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 11 kg e 65 gram.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e antidrogës –Prishtinë, njësia K9 si dhe forenzika rajonale e Prishtinës e cila ka bere fotografimin, matjen dhe tërheqjen e dëshmive.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij autobusi ndalohet për një kontroll të detajuar, perderisa janë intervistuar edhe dëshmitarë të rastit.

Policia me njësitet kompetente është në proces të hetimit të rastit dhe identifikimit të të dyshuarit të involvuar./gazetametro.net

SHPËRNDAJE