Avdullah Fazliu – njëri nga njerëzit më të afërt, të Komandantit Mehmet Gradica!

Avdullah Fazliu ishte shoku dhe bashkëluftetari me i afert i trimit Mehmet Gradica, ku keta dy trima ishin rritur bashkë sepse ishin edhe kusherinjë, ku pas burgosjes se Mehmet Gradices ne moshen 15 vjeçare, Avdullah Fazliu ishte njeriu i vetëm që i dergonte Mehmetit, ushqim dhe gjera tjera ne burgun e Mitrovices!
Pas disa mujave Mehmet Gradica arratiset nga burgu i Mitrovices dhe disa muaj qendron ilegalisht në Qyqavicë ku kontakti i tij ishte shoku i femijerise Avdullah Fazliu, i cili i dergonte ushqim në malet e Qyqavicës!

Pas ardhjes se Mehmet Gradices nga Shqiperia ne Kosovë, njeriun e par qe e takoj ishte Avdullah Fazliu, te cilin e cakton si njeriun me te afert, per shkak te besimit qe e kishte Mehmeti, sepse Avdullahu ishte trim dhe besnik!
Ku gjate luftes se Mehmet Gradices, Avdullahu nuk ju nda asnjeherë Komandantit Mehmet Gradica, deri ne renjen e tij!

Pas renjes se komandanit Mehmet Gradica dhe Shaban Polluzha, ushtaret e tyre u shperbenë dhe filluan nje jete te re, por pa u ndalur asnjeherë në menyrë që të mobilizohen dhe riorganizohën kunder okupatorit Serbë, duke i edukuar dhe pregaditur brezat qe do të vijnë me përvojat e tij dhe frymëzuar me heroizmin e Komandantit Mehmet Gradica!

Avdullah Fazliu e ruajti pushken e tij me fanatizem dhe pasi e kupton se kane filluar grupet e UÇK-së ne Drenicë, pushken e tij e nxjerr nga kulla, duke i’a dhënë nipit të tij Milazim Fazliut, të cilin e kishte brymosur dhe frymëzuar me luften e tij dhe të Komandantit Mehmet Gradica, ku gjatë luftës në muajin Maj të vitit 1999, bie Deshmor nipi i tij (Milazimi), duke mos e koritur pushken e axhes se tij Avdullah Fazliut, ne luften e UÇK-së bien Deshmor edhe dy nipa tjerë të Avdullahut, (Asllani dhe Mehdiu), ku gjatë kesaj lufte martirizohet edhe bashkeluftetari i Mehmet Gradicës (Avdullah Fazliu ne moshen 90 vjaçare), duke u bashkuar me tre nipat e tij Deshmor (Asllan, Milazim dhe Mehdi Fazliu dhe Komandantit Mehmet Gradica).

Pjesmarrës në luftën e UÇK-së, nga familja Fazliu ishin edhe dhjetra djem nga kjo familje, ku dy nga ta ishin ne kufirin Shqiptaro-Shqiptar Faton Fazliu dhe Faik Fazliu!

Nderë dhe respekt për luftetarët e lirisë!
Lavdi Deshmorëve të kombit.